“Tetori rozë”, mamografia falas për vajzat dhe gratë në Kukës

TIRANË, 5 tetor /ATSH/ Në kuadër të “Tetorit Rozë”, të gjitha gratë do të kenë mundësinë të kryejnë mamografi falas, përmes njësive të lëvizshme nga Instituti i Shëndetot Publik.
Në vijim të fushatës ndërgjegjësuese për kancerin e gjirit, u mundësua mamografia lëvizëse në Kukës, për të realizuar kontrolle falas për gratë dhe vajzat e zonës. P
“Për të kryer një mamografi duhen vetëm pak minuta. Diagnostikimi i hershëm është jetëshpëtues!”, apelojnë mjekët.
Ministria e Shëndetësisë ka ndërmarrë një fushatë ndërgjegjësuese për të mundësuar kontrollin dhe diagnostikimin e hershëm të kancerit në gji. Një nga risitë e kësaj fushate, është krijimi i lehtësirave për çdo grua në çdo qytet dhe zonë rurale, për të kryer mamografi falas.
Kështu, çdo ditë nga data 1 deri më 31 tetor, nga e hëna në të premte, nga ora 8 e mëngjesit deri në 8 të darkës, dhe të shtunën nga ora 8 e mëngjesit deri në orën 2 të drekës, do të mundësohen kontrolle falas në spitalet apo qendrat pranë vendbanimit.
Po ashtu, përmes platformës e-Albania ofrohen shërbime lehtësuese, për ta bërë më të lehtë dhe më të shpejtë procesin e kryerjes së këtyre kontrolleve. Vajzat dhe gratë e moshës 30-50 vjeç do të marrin një mesazh njoftues në llogarinë e tyre në e-Albania, që do t’i kujtojë dhe do t’i ftojë për të bërë ekzaminimet e nevojshme. E njëjta gjë dhe për gratë nga mosha 50-70 vjeç, me synimin për të bërë periodikisht mamografinë e radhës. Përgjigjet për mamografitë do të vijnë tek pacientet gjithashtu përmes portalit e-Albania,
Një tjetër risi, janë edhe njësitë lëvizëse që po mundësojnë mamografi edhe në zonat më të thella të Shqipërisë. Kjo njësi e posaçme do të funksionojë gjatë gjithë vitit, e përbërë nga mjekë radiologë të kualifikuar, të cilët janë të ngarkuar me leximin dhe diagnostikimin e shpejtë të mamografive që do të bëhen në këto njësi lëvizëse.
Mamografia e Lëvizshme e ofruar nga ISHP 1 nga 6/a.f/