E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vlore, pezullohet prodhimi i dy firmave te ujit

Pezullohet prodhimi i ujit per dy subjekte prodhuese ne Vlore. Vendimi eshte marre pas disa kontrolleve qe ka ushtruar Inspektorati i Sigurise Ushqimore te AKU-se, Inspektorati Veterinar i bashkive dhe komunave, si dhe Inspektorati Sanitar Shteteror. Qellimi i kontrollit ishte evidentimi i kushteve higjieno-sanitare ne lidhje me prodhimin, ambalazhimin e tregtimin e ujit, ne disa stabilimente te ketij lloji ne qarkun e Vlores. Sipas burimeve zyrtare nga Autoritet Kombetar i Ushqimit (AKU), gjate kontrollit qe iu be subjektit "Llogara", prodhues i ujit te pijshem me logo "Sorkadhja", rezultuan nje sere shkeljesh. Se pari, mungonte dokumentacioni teknik. Subjekti nuk ishte i licencuar ne QKL si subjekt prodhues. Gjithashtu, etiketa e re qe ishte perdorur nga subjekti, nuk eshte e miratuar nga Inspektorati i Sigurise Ushqimore. Nuk kishte analiza laboratorike (fiziko-kimike dhe bakterologjike) te prodhimit. Nga ana tjeter, teknologu i cili ishte deklaruar si pergjegjes prodhimi, ishte ndryshuar dhe nuk kishte deklaruar tjeter teknolog pergjegjes. Nderkohe kushtet tekniko-teknologjike te prodhimit kishin mangesi te tilla si: Nuk kishte linje prodhimi per prodhim uji me ambalazh 6 litra, ndersa filtrat mekanike ishin jo te paster. Ndaj ketij subjekti u mor masa e pezullimit te aktivitetit prodhues deri ne plotesimin e detyrave te lena Gjithashtu gjate inspektimit te Subjektit "Pango", prodhues i ujit te pijshem "Llogara"rezultoi se dokumentacioni teknik kishte mangesi, subjekti nuk ishte i regjistruar si subjekt prodhues ne QKL, nuk kishte etikete te miratuar dhe etiketes ekzistuese i kishte kaluar afati i perdorimit. Nuk kishte analiza laboratorike (fiziko-kimike dhe bakterologjike) te prodhimit, ndersa kushtet higjieno-sanitare ne ambientet prodhuese, nuk ishin sipas normave. Sipas AKU, linja e prodhimit nuk plotesonte kushtet teknologjike per prodhim te ujit te pijshem. Nisur nga keto shkelje, ndaj subjektit u mor masa e pezullimit te aktivitetit prodhues deri ne plotesimin e detyrave te lena.
Tregjet
Megjithate stabilimentet e prodhimit, ambalazhimit e tregtimit te ujit, nuk ishin pikat e vetme te cilat jane kontrolluar nga ana e Inspektoratit Ushqimor prane AKU-se.
Nga kontrolli ne tregun e hapur ambulant qe ndodhen prane PTT-se ne Vlore, treg ky per shitjen e produkteve bujqesore, dhe tregu ambulant i makinave qe tregtojne peshk dhe prodhimet e detit, u konstatuan nje sere shkeljesh. Keshtu, ne tregun e ndodhur prane PTT-se tregtonin 12 tregtare ambulante jashte normave higjieno-sanitare. Nderkohe, ne tregun e produkteve te Akuakultures, tregtonin peshk te fresket 4 makina frigoriferike te cilat kishin kushte te mira tregtimi dhe ruajtje te produkteve te tyre. Per mangesite e konstatuara dhe marrjen e masave per mbylljen e ketyre tregjeve te pamiratuar, eshte njoftuar edhe Bashkia e Vlores.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›