E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qendro: Rritet numri i dhuruesve te gjakut

Muaji gusht cilesohet si muaji me numer te larte aksidentesh e per pasoje nevoja per gjak ne spitale eshte me e madhe. Drejtoresha e qendres se transfuzionit te Gjakut, Irena Qendro thote se jane perballuar nevojat per sasi gjaku, edhe pse numri i dhuruesve eshte me i ulet. "Numri i dhurimeve gjate periudhes se veres bie, dhe shkaku pse behet e veshtire vera eshte sepse dhe ka nje rritje te numrit te aksidenteve. Ato aksidente qe kane qene gjate periudhes se korrikut, kane arritur te perballohen. Veshtiresi ka pasur ne furnizimin me gjak te pacienteve me grupe te rralla. Per kete arsye mungesat ne gjak ndihen me shume gjate gushtit dhe shtatorit", thote Qendro, drejtoresha e qendres se transfuzionit te gjakut. Megjithate, edhe pse ne kete periudhe ka renie te dhurimit te gjakut, ne krahasim me nje vit me pare, ky numer eshte ne rritje. "Eshte nje numer rreth 2500, nje numer i konsiderueshem, krahasuar me vitet e meparshme, cka do te thote qe, gjithnje e me shume, njerezit i pergjigjen thirrjes se Kryqit te Kuq. Eshte nje iniciative qe vjen mbeshtetur dhe nga qendra kombetare e transfuzionit te gjakut, ne keto dite te nxehta gushti qe ka dhe me shume nevoje per gjak", u shpreh Zamir Muca, sekretar i Kryqit te Kuq. "Gjithmone dhe me shume qytetaret i pergjigjen thirrjes per dhurimin e gjakut. Kjo tregon qe ne jemi nje shoqeri qe po rritet, nje shoqeri qe shkon drejt humanizmit dhe altruizmit eshte nje shoqeri qe rritet dhe eshte fakt qe qytetaret ketu gjithmone e me shume i pergjigjen thirrjes per dhurimin vullnetar te gjakut", vijon Qendro.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›