E Shtunë, 31 Tetor 2026

Woods nuk martohet me Uchitel!

Mos u shqetësoni askush sepse Tiger Woods nuk do të martohet me dashnoren e tij!

Disa shkrime në fillim të kësaj jave kishin thënë se golfisti do të jetë në krah të Rachel Uchitel, një vajzë më të cilën Tiger kishte pasur një numër të madh të aferave, para së të divorcohet me gruan e tij Elin Nordegren.

“Për momentin ata nuk janë duke u kujdesur shumë për lidhjen e tyre mirëpo pasi të divorcohen tërësisht me Elin ata planifikojnë të martohen”, kishte thënë një burim.

“Ai i kishte thënë Elinit se e do Rachel dhe ata kishin pasur një përleshje në lidhje me Elin. Në asnjë mënyrë fëmijët e tij nuk do të dëshironin një njerkë”, kishte thënë burimi.

Mirëpo, sipas TMZ ky nuk ka të bëj fare me këtë.

Disa burime i kanë thënë faqes se çifti nuk janë më në lidhje; Rachel nuk është shtatzënë me Tiger; madje ata nuk kanë folur me muaj me njëri-tjetrin.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›