E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vlorë, plagosen me armë zjarri dy të rinj

Burime zyrtare të Policisë lokale bënë të ditur se, "dy 30-vjeçarë Altin Naka dhe  Robert Duka u qëlluan me armë të llojit pistoletë nga një i ri pas një grindjeje në një sallë interneti në orën 22.30 të mbrëmjes, i cili u largua me shpejtësi, duke i shpëtuar ndjekjes së policisë".

Të plagosurit u transportuan me urgjencë në spitalin e qytetit dhe janë nën kujdesin e mjekëve, por i plagosuri Naka që ka marrë 2 plumba në trup është në gjendje të rëndë, ndërsa tjetri  jashtë rrezikut për jetën. Policia po punon për zbardhjen e kësaj ngjarjeje dhe kapjen e autorit, i cili nuk është identifikuar ende, thanë burimet.

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›