Itali, kapet i dënuari me burg përjetë

Zyra Qendrore Kombëtare Interpol Tirana informon se është arrestuar në Itali, shtetasi shqiptar i shpallur në kërkim ndërkombëtar Fatjon Kodra, i dënuar me burgim të përjetshëm.
Arrestimi i tij u bë ditën e djeshme në Pavia, Itali, pas informacionit të dërguar nga ana e Zyrës Qendrore Kombëtare Interpol Tirana homologëve të Interpol Romës, se shtetasi në fjalë ndodhej në territorin Italian me gjeneralitete fallso.
Në momentin e arrestimit ky shtetas përdorte emrin Arben Bakalli, dhe identifikimi u bë nëpërmjet krahasimit të gjurmëve të gishtërinjëve.
Shtetasi Fajton Naim Kodra, në vitin 1999, tek Farmacia nr.10, në Tiranë ka vrarë me armë zjarri shtetasin Sokol Pusha dhe ka plagosur shtetasin Lulzim M., pas një grindje për motive banale.
Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë e ka dënuar shtetasin në fjalë me burgim të përjetshëm, për veprën penale të vrasjes me dashje në lidhje me një krim tjetër.