Arrestohet një shtetas bullgar, dyshohet për trafik
Arrestimi i tij u krye sepse dyshohet se ka ndihmuar me synim për të kaluar kufirin Greqi “ Shqipëri, përmes Pikës së Kalimit Kufitar Kapshticë Korçë, me destinacion Italinë, dy shtetas Afganë.
Shtetasit Afganë të cilët po tentonin të kalonin kufirin shqipëtar në mënyrë klandestine, u gjetën të fshehur në një kamionin i parkuar në një parking privat, të ndodhur pranë Doganës së Tiranës. U kryen veprimet e para hetimore e procedurale.
Materialet do t'i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale te “Dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit”. Ndërsa, shtetasit kombësi afgane do të dorëzohen Drejtorisë Rajonale për Kufirin e Migracionin, me qëllim prapsimin e tyre në shtetin grek.