Vlorë plagoset biznesmeni pas sherrit për parkimin
VLORE- Plagoset me armë një biznesmen në qytetin e Vlorës. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:30 të mbrëmjes së sotme ndërsa 40 vjecari Kastriot Muha, i njohur si biznesmen në fushën e përpunimit të duraluminit, është qëlluar me armë zjarri nga dy të rinj. Burime të policisë bëjnë të ditur për 'Shqiptarja.com' se gjithcka ka ndodhur pas një debati mes palëve për parkimin e makinës.
Sipas policisë ngjarja ndodhi në lagjen 'Pavarësia' pranë një pike bastesh sportive, ndërsa dy të rinj nag fshati Gjorm i Vlorës, vëllezërit Enea dhe Luli Zenelaj kanë debatuar me biznesmenin për parkimin e makinës dhe debati ka vijuar me përplasje fizike deri në përdorimin e armës nga ana e dy vëllezërve. Njëri prej tyre ka qëllaur dy herë në drejtim të 40 vjecarit, njëri prej plumbave e ka kapur atë në këmbë dhe ka mbetur i plagosur lehtë.
Dy të rinjtë kanë braktisur automjetin me të cilin udhëtonin pak metër larg vendit të ngjarjes dhe kanë arritur të largohen nga vendi i ngjarjes. Ndërkaq i plagosuri ndodhet në spitalin e Vlorës, jashtë rrezikut për jetën.
(jd/shqiptarja.com)