Itali, 5 emigrante në furgonin nga Shqipëria
SALENTO- Dy emigrantë shqiptarë kanë mundur ti shpëtojnë forcave të policisë ialiane. Ata kishin mbërritur në shtetin fqinj duke u fshehur në një furgon i cili ishte nisur nga Shqipëria dhe kishte zbarkuar në portin e Brindizit. Mësohet se në furgon ndodheshin 5 persona të gjithë meshkuj dhe maxhorenë. Mes tyre ishin dy afganë dhe një iranian të cilët janë kapur nga policia, ndërsa dy të tjerët që mendohet se janë Shqiptarë kanë mundur të largohen në drejtim të paditur.
Furgoni i ngarkuar me dru, u zbulua sot në Salento të Italisë. Shoferi i tij duket se nuk kishte dijeni për prezencën e klandestinëve në pjesën e pasme të mjetit, sepse ka qenë pikërisht ai, që pasi ka ndaluar për të furnizuar makinën me naftë, ka dëgjuar disa zhurma që vinin nga brenda furgonit dhe ka kontrolluar në të duke gjetur emigrantët.
( e.n/ ilpaesenuovo/ Balaknweb )