Vlorë, plumbi rikoshet i merr jetën 8-vjeçarit

Lajmi bëhet i ditur nga burime zyrtare, të cilat sqarojnë se Jurgen Lukaj është goditur në kokë nga një plumb që ka bërë rikoshet dhe se nuk ishte ai shënjestra e dy personave që qëlluan me kallashnikov.
Ngjarja e rëndë ndodhi në orët e para të mëngjesit të sotëm në një familje rome, banuese në lagjen "24 Maji" të qytetit bregdetar të Vlorës.
Rreth orës 02:30, Albert Lukaj (baba i 5 fëmijëve) ishte duke fjetur në ballkon me 2 nga djemtë e tij. Ndërsa ka dëgjuar zhurmë, kryefamiljari është zgjuar dhe ka vënë re dy persona që po tentonin të kapërcenin murin rrethues të shtëpisë së fqinjit.
Pas konfliktimit me fjalë, dy personat kanë qëlluar me armën e tyre kallashnikov, njëri nga plumbat ka bërë rikoshet në një kangjellë dhe më pas ka plagosur 8-vjeçarin në kokë.
I mituri u nis menjëherë për në Spitalin Ushtarak në Tiranë por humbi jetën me të mbërritur. Gjatë natës, policia bregdetare arriti të arrestojë autorët e krimit./Start/
2012-07-12 12:51