E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tiranë, plagoset me armë zjarri 35-vjeçari

Lajmi bëhet i ditur nga burime pranë policisë, të cilët sqarojnë se ka mbetur i plagosur shtetasi Naim Basriu, 35-vjeç. Sipas të njëjtave burime, i plagosur është dërguar në gjendje të rëndë në Spitalin Ushtarak.

Forcat e policisë kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të krimit. Dyshohet se shkak për këtë plagosje të ketë qenë një konflikt i vjetër për një femër që ka pasur i plagosur dhe autori, i cili është shpallur në kërkim.

Si viktima ashtu edhe autori i përkasin komunitetit rom dhe janë persona me precedent penalë./Start/

                                                                                             2012-07-13 12:19
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›