E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Reformat monetare e fiskale ndihmuan në përballimin e krizës”

“Shqipëria, si pjesë e rajonit të Evropës Juglindore përballoi me sukses krizën dhe vijon të ketë një ekonomi të qëndrueshme përballë saj”, tha Fullani.

Gjatë fjalës së tij, guvernatori Fullani deklaroi se rajoni, pjesë e të cilit është Shqipëria, është një rajon vital dhe përbën në tërësi një treg të madh.
     
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani, kritikoi gjatë fjalimit, kufizimet që grupet e huaja bankare po ndjekin ndaj kreditimit të sektorit publik dhe atij privat në Shqipëri. Sipas tij, aktiviteti kreditues në Shqipëri është financuar kryesisht nga burime të brendshme, ndaj kufizimet e vendosura janë të padrejta./Start/

                                                                                             2012-07-13 14:10
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›