Vlorë, po kurohej për bajamet, vdes 22-vjeçarja
Një 22-vjeçare nga Vlora ka humbur jetën, pasi po kurohej për bajame. Rajmonda Bleta ka ndërruar jetë në spital, por deri më tani nuk dihen ende shkaqet e vdekjes së saj. Familjarët e viktimës akuzojnë mjekun roje për mjekim të gabuar. Bashkëshorti i saj, tregon se 22-vjeçarja, vdiq pas injektimit të një gjilpëre. Për të zbuluar ngjarjen, në drejtim të Vlorës janë nisur ekspertë nga Tirana, ku të resë do t'i bëhet autopsia, për të zbuluar shkaqet e vdekjes së saj.