Shkodër, i shpërthen granata në dorë, plagoset rëndë 12 vjeçari
Një 12- vjeçar nga fshati Vukpalaj në rrethin e Malësi së Madhe, ka mbetur i plagosur pas shpërthimit të një granate. Ngjarja ka ndodhur pasditen e djeshme teksa 12- vjeçari, Robert Gjeka, ka qenë duke luajtur në afërsi të shtëpisë së tij, në një shkurre nga ku ka gjetur një granatë, e cila ka shpërthyer në dorën e tij nga pakujdesia.
Në momentin e shpërthimit, fëmija ka qenë i vetëm. Pas ngjarjes së ndodhur në momentin e mbërritjes së familjarëve 12- vjeçari është dërguar në spitalin rajonal të Shkodër ku ndodhet në sallën e reanimacionit në gjendje të rëndë për jetën. Sipas mjekëve gjendja e tij është kritike, pasi nga shpërthimi i granatës djali ka pësuar dëmtime të rënda në gjoks dhe në kokë.