E Diel, 1 Nëntor 2026

Vlorë, policia sekuestron një kazino dhe dy pika bastesh

VLORE - Policia e Vlorës ka sekuestruar 1 kazino dhe 2 pika bastesh sportive, për aktivitet të paligjshëm. Aksioni është zhvilluar nga strukturat kundër krimit financiar në Vlorë, pas kontrolleve të ushtruara në këto biznese.

Ndërkaq, policia bën të ditur se ka nisur procedimi penal ndaj 3 personave, të cilët drejtonin këto aktivitete, nën akuzën e organizimit të lotarive të palejuara. 

Policia e Vlorës njoftoi se: “Strukturat Kundër Krimit Financiar në Drejtorinë e Policisë Qarku Vlorë kanë bërë sekuestrimin e 1 kazinoje dhe 2 pika lojërash lotarie sportive në qytetin e Vlorës të cilat ushtronin veprimtari në mënyrë të paligjshme, si dhe ka filluar procedime penale në ngarkim të personave përgjegjës për ushtrimin e kësaj veprimtarie të paligjshme, më konkretisht:
1. U bë sekuestrimi i kazinosë që ndodhej në lagjen “28 Nëntori” si dhe ka filluar procedimi penal për “Organizim i lotarive të palejuara” në ngarkim të shtetasit:
S., A., vjec 43, banues në Vlorë
Gjithashtu u sekuestruan edhe ambientet dhe pajisjet elektronike që përdoreshin për ushtrimin e kësaj veprimtarie të paligjshme.
2. U bë sekuestrimi i pikës së lojërave të që ndodhej në lagjen “Kushtrimi” si dhe ka filluar procedimi penal për “Organizim i lotarive të palejuara” në ngarkim të shtetasit me iniciale:
F. Xh., vjec 48, banues në Tiranë.
Gjithashtu u bllokuan edhe të gjitha aparaturat e përdorura për organizimin e lojrave të fatit.
3. U bë sekuestrimi i pikës së lojërave të fatit që ndodhej në lagjen “Pavarësia” si dhe ka filluar procedimi penal për “Organizim i palejuar i lojërave të fatit” në ngarkim të shtetasit me iniciale:
A. S., vjec 38, banues në Vlorë
Gjithashtu u bë sekuestrimi i ambientit dhe pajisjeve elektronike që përdoreshin për këtë veprimtari të paligjshme.”

(er.nu/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›