E Diel, 1 Nëntor 2026

Vlore pranga shtetasit hungarez akuzohet per evazion fiskal dhe pastrim parash

Policia e Vlores ka arrestuar nje shtetas hungarez pasi akuzohet per evazion fiskal dhe pastrim parash. Sipas te dhenave paraprake te policise i ndaluari ka krijuar ne kete qytet nje firme fantazme marketingu duke perfituar keshtu shuma parash. Nderkaq nga ana e Sektorit Krimit Ekonomik ne Drejtorine e Policise se Qarkut Vlore u be i mundur finalizimi me sukses i operacionit policor te koduar Wanted si rezultat i te cilit u be edhe arrestimi i shtetasit Laszlo Vincze 55-vjec lindur ne Szekszard Hungari me shtetesi dhe kombesi hungareze dhe banues ne Vlore. Arrestimi i ketij shtetasi u krye pasi ishte shpallur ne kerkim nderkombetar nga Autoritetet e drejtesise Hungareze me urdhrer arrestin Nr. 2/24 te dates 26.01.2010 te Gjykates se Apelit te Szekszar Hungari per veprat penale Pastrimi i produkteve te vepres penale Mashtrimi dhe Evasion fiskal. Sipas policise Laszlo Vincze ndodhej ne qytetin e Vlores prej 2 vjetesh me leje qendrimi dhe punesimi ku kishte krijuar firmen e vet e cila dyshohet te jete perdorur per pastrim parash. Per kete arsye nga ana e Seksionit te Pastrimit te Parave ne Drejtorine e Policise se Qarkut Vlore per kete shtetas me date 29.09.2011 ka filluar procedimi penal per vepren penale Pastrimi i parave.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›