E Diel, 1 Nëntor 2026

Ndryshojnë rregullat e lëshimit të pasaportave biometrike, tani duhet vërtetim nga policia

Share

Pak ditë pasi gazeta Tema raportoi për skandalin e mbi 100 pasaportave biometrike false, të kapura nga autoritetet gjermane, qeveria ka vendosur të ndryshojë procedurën e marrjes së një pasaporte. Tani nuk do mund të aplikoni për një pasaportë pa marrë më parë një vërtetim nga komisariati i zonës ku jetoni, i cili do bëjë vërtetimet përkatëse dhe më pas do lëshojë një formular, me të cilin do paraqiteni tek zyrat e kompanisë Aleat për aplikimin. Vendimi ka ardhur pas abuzimeve me lëshimin e pasaportave. Policia ka arrestuar në një rast një grup të falsifikimit të pasaportave, pjesë e të cilit ishin edhe drejtues të seksioneve të PD. Kartat dhe pasaportat biometrike të falsifikuara u shndërruan në një shqetësim gjatë zgjedhjeve, pasi persona të pajisur me to votonin më shumë se një herë. Kur opozita denoncoi këtë skandal, kryeministri Sali Berisha tha se është një tradhti kombëtare të sulmosh dokumentet e shtetit. Tani që ai ka forcuar masat e kontrollit dhe ka kapur njerëzit e tij duke lëshuar pasaporta false, nuk e dimë kush ka bërë tradhti ndaj vendit.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›