E Diel, 1 Nëntor 2026

Kapen 11 kg kanabis sativa pranga 45-vjecarit

Policia kufitare greke ka bllokuar 11 kg kanabis sativa mbremjen e djeshme ne doganen greke te Kakavijes ndersa ka vene ne pranga nje 45-vjecar nga Shqiperia me inicialet R.G. Operacioni u krye fale bashkepunimit te policise kufitare greke dhe asaj shqiptare. Burime nga policia e Gjirokastres bejne me dije se lenda narkotike ishte fshehur ne kabinen e shoferit te maunes. Burime te policise kane nisur hetimet per zbulimin e prejardhjes se lendes narkotike e cila dyshohet se mund te kete ardhur nga Lazarati dhe kishte si destinacion shtetin helen. Nderkohe po punohet edhe per verifikimin nese ka persona te tjere te perfshire ne kete ngjarje.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›