E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vlorë, prishja e ndërtimeve pa leje vijon në zonën e Llogarasë

Vijon aksioni për prishjen e ndërtimeve pa leje në bregdetin e Vlorës.

Mëngjesin e sotëm aksioni  ka vijuar në zonën e Llogarasë ndërsa më pas do të vijojë edhe në Orikum dhe në Pyllin e Sodës në Vlorë.

Policia e Shtetit dhe ajo e Bashkisë Himarë ndodhen në vendngjarje dhe po mbikëqyrin shembjen e ndërtimeve pa leje.

Ky aksion është në vazhdën e aksioneve që ka nisur që prej disa ditësh nga bashkia e qytetit bregdetar.

Ndërkohë 140 objekte të ndërtuara pa leje janë prishur dje në zonën e Jonufrës  gjatë një aksioni të urdhëruar nga kryebashkiaku Shpëtim Gjika.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›