E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sot dasma e Edi Rames zbulohen dhuratat per martesen

TIRANE-Me ne fund gjithcka po behet gati per dasmen e madhe te dites se sotme. Mbi 600 te ftuarit kane vrapuar neper butiket kryesore ne kryeqytet per te blere dhuratat per ciftin e ri Edi Rama dhe Linda Basha. e Perditshmja Gazeta Shqiptare ben te ditur se te gjitha dhuratat do te dorezohen diten e sotme pikerisht ne nje vend te vecante te lsquoXibraku aty ku do te priten edhe te ftuarit ne nje kokteil te vecante ku do te serviren vetem pije dhe prodhime shqiptare.
Shume pune kane pasur dje dyqanet e mobilimit te shtepive dhe pajisjeve shtepiake mes te cilave nga me luksozet. Cifti i ri qe do te jetoje ne nje apartament gati 100 metra katror ka nevoje te permbushe te gjitha nevojat per shtepine e re.

Faturat financiare te kesaj dasme kane shkuar me mijera e mijera euro. Jo vetem kaq zgjedhjet kane qene nga me te cuditshmet ka edhe dhurata surprize si shishe vere apo shampanje qe shkojne deri ne 1500 euro por qe ne fakt dihet nga te gjithe se Edi Rama nuk e pi alkoolin.

Vete kryetari socialist Edi Rama mesohet se ka porositur kryetarin e grupit parlamentar Gramoz Ruci qe tu thote deputeteve te mos shpenzohen per dasmen e kryetarit. E me pas ka qene vete Ruci qe i ka porositur deputetet qe te japin secili nga 5 mije leke te reja te cilat vazhdojne te mblidhen edhe sot dhe me to eshte menduar qe ti blihet nje dhurate e perbashket Rames. Dhurata eshte teper e vecante nje llambadar i krijuar me bambu dhe gize bere ne Holande. Ajo eshte e dizenjuar nga Marsel Wanders e titulluar Brave New World floor lamp. Nen kete dizenjo Marcus Beck dhe Simon Macro filluan krijimin e ketij llambadari qe fitoi cmimin e pare ne Artet e Bukura nderuar nga Manchester Metropolitan dhe Universiteti i Brighton. Llambadari ka nje cmim 3.696 dollare dhe per ti blere kete dhurate kreut te PS-se per dasmen jane bashkuar rreth 15-20 deputete.
Nderkohe deputete te tjere duket se gjithashtu jane perqendruar ne gjetjen e dhuratave per shtepine. Burimet thane mbreme se ka qene e veshtire qe ata te gjejne nje dhurate sipas shijeve te kryetarit per me teper qe kjo te gjendet brenda vendit. Gjithsesi jo te gjithe deputetet do te gjenden sot ne pritjen tek lsquoXibraku ne oren 1600 pasi disa prej tyre ndodhen me mision ne Korce ku sot mbahen zgjedhjet per komunen e Trebinjes.

d.b/GSH/BalkanWeb

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›