E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS akuzon Topallin: Po shfrytëzon nxënësit për mitingje

Partia Socialiste ka akuzuar kryetaren e kuvendit Jozefina Topalli se në mitingjet e saj elektorale po shfrytëzon nxënësit e shkollave. Kodheli tha se për shkak të vizitës së Topallit në Kruje, u mbyllën të gjitha shkollat në qytet. 

TIRANE- Partia Socialiste ka akuzuar kryetaren e kuvendit Jozefina Topalli se në mitingjet e saj elektorale po shfrytëzon nxënësit e shkollave. Akuzat u bënë nga zëdhënsja e kryesisë së PS, Mimi Kodheli e cila iu referua një takimi në Kruje, ku për këtë shkak u mbyllën të gjitha shkollat në qytet.
“Sot Jozefina ka mbyllur shkollat e Krujës për ti marrë nxënësit në mitingun e saj. Ky abuzim i përditshëm me nxënësit e me shkollat në të gjithë Shqipërinë tregon se sa pak dritë ka në vizionin e qeveritarëve të sotëm dhe se sa shumë nevojë ka Shqipëria për një politikë të re ndryshimi” theksoi Kodheli.

Duke e konsideruar këtë fenomen si tregues të nevojës për tu shkëputur nga e kaluara, Kodheli theksoi se “kthimi i nxënësve me pahir në mitingashë dhe i shkollës në një repart mitingashësh për fushatën e partisë në pushtet tregon se sa shumë na duhet ndarja me të shkuarën”.
(e.n/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›