Siria kërcënon vendet që njohin KNT
Siria kërcënon me masa të ashpra çdo vend që njeh Këshillin Nacional të Tranzicionit, organi koordinues i forcave kundërshtare të regjimit të presidentit Bashar al Asad.
Do të marrim masa të ashpra ndaj çdo shteti që njeh këshillin e paligjshëm, deklaroi ministri i Jashtëm, Walid al-Mualem, në një konferencë shtypi të transmetuar direkt në televizion.