E Diel, 1 Nëntor 2026

Vlore sekuestrohen 900 kg mariuane tre ne pranga

Nje baze e paketimit te mariuanes per llogari te bandave kriminale u godit nga policia e Vlores. Ne pranga perfunduan tre persona, si dhe u sekuestruan 900 kg mariuane.
Rezultatet u arriten ne perfundim te dy operacioneve perkatesisht “Kalaja” dhe “Skela 1”.
U deshen tre muaj hetime per te zbuluar banesen e Festim Sadedinaj ne Sherrisht te Vlores, i cili ishte edhe pergjegjesi per procesin e paketimit te droges. Ne te njejten kohe policia ekzekutoi edhe sekuestrimin e rreth 600 kg mariuane ne nje kamioncine frigoriferike ne qytet. Diego Haxhiraj dhe Ajet Çepaj u kapen ne flagrance.
Vetem per vitin2013 policia e Vlores ka realizuar 10 operacione antidrogë me rreth 3 ton lëndë narkotike marijuanë të sekuestruar.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›