E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vlorë, sekuestrohet 1 ton e 200 kg marijuanë, arrestohen 2 persona

Një ton e 200 kg marijuanë janë sekuestruar nga policia e Vlorës ndërkohë që në pranga janë vënë dy persona.

Sipas informacioneve të marra nga policia lokale e këtij qyteti mësohet se lënda narkotike është sekuestruar gjatë transportimit të saj në aksin rrugor Peshkepi- Drashovicë dhe policia ka arrestuar shtetasit Erion Nanaj 25 vjeç dhe Enio Limushaj 23 vjeç, që të dy nga Vlora.

Operacioni i koduar Start 2 është zhvilluar gjatë mbrëmjes së djeshme dhe është finalizuar me sukses nga uniformat blu të policisë së qarkut Vlorë ku në mbështetje të tyre ishin edhe forcat e ndërhyrjes së shpejtë të Fierit.

Lënda narkotike ishte siguar në zonën e quajtur bregu i lumit në Vlorë dhe kishte ssi destinacion shtetain italian. Ndërkohë policia po punon për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë që mund të jenë të përfshirë në këtë rrjet narkotikësh.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›