Olldashi nis të pickojë kundërshtarin: Ja katër avantazhet e mia ndaj Bashës
Më në fund shfaqen disa shkëndija gare në Partinë Demokratike.
Por mos u gënjeni, janë thjesht shkëndija sa për të thënë që gjërat po ecin siç duhet.
Kandidati për kreun e kësaj partie, Sokol Olldashi, duke folur në Krujë, tha se ai ka katër avantazhe ndaj Bashës.
Besoj se në këtë garë kam avantazhe: së pari, e njoh këtë strukturë më mirë, sepse kam një kohë më të gjatë dhe e kam njohur në kohë dhe nivele të ndryshme. E kam njohur pra gradualisht dhe jo menjëherë në drejtim.
Së dyti, kam avantazh eksperiencën opozitare, unë e di çfarë është Partia Demokratike në opozitë sepse kam qene pjese e saj në opozitë, sepse unë e di së çfarë është opozita, është një gjë krejt tjetër nga partia në pushtet, është një betejë krejt e ndryshme dhe që kërkon patjetër një ekspertizë dhe një eksperiencë.
Së treti, avantazh është fakti që jam në parlament dhe beteja mes mazhorancës dhe opozitës zhvillohet në parlament dhe e katërta, që e kam të gjithë kohën në dispozicion për t’ia përkushtuar betejës politike që duhet të bëjë Partia Demokratike, tha Olldashi./ep