E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vlore sekuestrohet marijuane 2 ne pranga

Policia e Vlorës ka sekuestruar ditën e martë një sasi prej 1 ton e 200 kg marijuanë, ndërsa ka vënë në pranga 2 persona.

Sipas bluve të qytetit jugor, lënda narkotike është sekuestruar gjatë transportimit të saj në aksin rrugor Peshkepi-Drashovicë. Ndërkohë, policia ka arrestuar shtetasit Erion Nanaj 25 vjeç dhe Enio Limushaj 23 vjeç, që të dy nga Vlora të cilët po transportonin lëndën narkotike, e cila mendohet se kishte si destinacion Italinë. Operacioni i koduar “Start 2” është zhvilluar gjatë mbrëmjes së djeshme dhe është finalizuar me sukses nga uniformat blu të policisë së qarkut Vlorë mëngjesin e të martës. / Top Channel

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›