Vlorë, sekuestrohet pasuri me vlerë 2 milionë euro

TIRANË, 11 nëntor /ATSH/ Gjykata e Vlorës, me kërkesë të Prokurorisë, sekuestroi pasuri në vlerë rreth 2 milionë euro, në pronësi të shtetasit T.Q.
Prokuroria e Vlorës, njoftoi sot se në kuadër të hetimeve të nisura në vitin 2023, mbi bazën e materialeve të dërguara nga policia, sekuestrimi u bë për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.
Me kërkesën e prokurorisë u vendos masa e sigurimit pasuror “Sekuestro Preventive” për pasuritë e paluajtshme dhe të luajtshme.
Konkretisht u sekuestruan 14 apartamente, një truall në Radhimë, 2 dyqane, 6 poste parkimi dhe dy makina.
/m.q/j.p/