Vlore, shkarkohet kryetari i qarkut
Ne votim nuk moren pjese keshilltaret e PS dhe PBDNJ. Debatet shoqerojne mbledhjen e jashtezakonshme
Vlore-Shkarkohet kryetari i Keshillit te Qarkut te Vlores, Agron Sharra. Nga 59 keshilltare prezent ne votim, 36 prej tyre kane votuar pro shkarkimit te Sharres. Mbledhja e jashtezakonshme e thirrur nga prefekti Hasan Halili, ka nisur rreth ores 12.00 te dites se djeshme dhe ka vazhduar deri rreth ores 16.30 te pasdites. Keshilltaret kane vendosur serish me votim, qe ne vendin e kryetarit te shkarkuar te vihet Ylli Pirrro, aktualisht kryetar i Partise Demokratike te Sarandes, i cili ishte i vetmi kandidat i paraqitur per votim. Mbledhja e zhvilluar ne ambientet e konviktit te Universitetit “Ismail Qemali”, eshte zhvilluar konform te gjitha procedurave te nevojshme. Debatet ne mbledhje jane fokusuar kryesisht mes Agron Sharres dhe kreut te bashkise se Orikumit, Kanan Braho. Me heret keshilltaret e qarkut, kishin paraqitur nje mocion mosbesimi ndaj kreut te tyre Agron Sharra. Gjate mbledhjes ky i fundit, tha se asnje nga keshilltaret nuk e ka kete material dhe kjo sipas tij perben shkelje flagrante te ligjit, pasi cdo keshilltar, ne nivel qarku, per efekt te pozitave gjeografike duhet te vihej ne dijeni te mocionit 10 dite para. Nderkohe kreu i bashkise se Orikumit Kanan Braho, tha se jane mbledhur me shume se nje e treta e votave te keshilltareve, cka e mirepercakton edhe ligji per te vendosur mbi pozicionimin e kreut te qarkut. Ne mocionin e mosbesimit Braho citoi “shkelje te herepashershme te ligjit, qendrimin jo korrekt te kryetarit dhe mosfunksionimin normal te keshillit te qarkut”. “Ne bejme me dije tha Braho se ne mbledhjet e keshillit te qarkut, eshte shkelur ne menyre flagrante ligji, duke shkelur afatet e tyre ne me pak se tre muaj. Drejtori te rendesishme te institucionit te qarkut, jo vetem nuk kane kryer detyren, por nen ndikimin negativ te kryetarit Sharra, kane pushuar se funksionuari, duke krijuar probleme serioze per institucione te tjera, sic eshte kadasrta e qarkut”, tha ai. Disa nga keshilltaret, perfaqesues te PD, PS dhe PBDNJ, vune ne dukje nxitimin qe kane patur mocionistet. Disa prej tyre, kerkuan te zgjidhet ana ligjore e me pas te vijohet me pjeset e tjera te mbledhjes, ndersa te tjere (jashte mocionit), kane kerkuar t’u jepej koha e mjaftueshme, te njiheshin me materialet dhe te arrinin nje vendimarrje te drejte. Pas ketyre debateve Sharra ka mbyllur mbledhjen, duke e caktuar ate per ne daten 10 gusht. Nga mbledhja kane dale 20 keshilltare, kryesisht te PS dhe PPDNJ-se. Mbledhja ka vazhduar me pas me keshilltaret prezent, te cilet plotesonin kuorumin. Pas largimit te Sharres, mbledhja ka vazhduar e drejtuar nga keshilltari me i vjeter ne Keshill, Rahit Llanaj. Procedurat e votimit per mocion jane kryer me procesverbale, fletevotimi, kuti dhe gjithcka tjeter te nevojshme, nderkohe qe eshte votuar qetesisht.
Mocioni
Keshilltaret e qarkut, kishin paraqitur nje mocion mosbesimi ndaj kreut te tyre Agron Sharra. Ne te citohen shkelje te herepashershme te ligjit, qendrimi jo korret i kryetarit dhe mosfunksionimi normal i keshillit te qarkut.
Votimi
Nga 59 keshilltare, 37 prej tyre vendosen rrezimin e Sharres dhe emerimin ne kete post te Ylli Pirros, i cili aktualisht eshte kreu i PD te Sarandes. Ky i fundit ishte i vetmi kandidat i paraqitur per votim.