Rama: Fati i vendit varet nga vendimi i Kolegjit Zgjedhor
TIRANË- Kreu i opozitës Edi Rama ka ripërsëritur edhe një herë apelin që bëri dje në letrën e hapur drejtuar publikut për vendimin e Kolegjit Zgjedhor. Rama solli edhe një herë në vemendje faktin se Kolegji Zgjedhor ka përfunduar afatet ligjore të zbardhjes së vendimit.
“Afatet ligjore janë shkelur ndërkohë mos arsyetimi i vendimit përbën pengesë serioze në proces pasi procesi vazhdon dhe ka afat ligjor për tu përmbushur që është seanca e ditës së hënë. Unë dëshiroj të nënvizoj domosdoshmërinë e të kuptuarit se kjo cështje lidhet përditë e më shumë me fatin e drejtësisë në këtë vënd dhe me një sërë faktorësh të rëndësisëhm dhe jetik për fatin e vendit do përcaktohen në varësi të mënyrës si do të zgjidhet cështja”,- pohoi Rama.
Sipas Ramës nga vendimi i Kolegjit Zgjedhor varet fati integrimit të vendit në Bashkimin Europian.
“Një vendim i padrejtë do të thellonte konfliktin politik se pas gjithë kësaj qëndron opozita, për të dytën herë radhazi.Në këtë proces është në lojë besueshmëria e vendit në sytë e ndërkombëtarëve, pa dyshim rruga e intergrimi euopian të Shqipërisë dhe më e afërta që do të ndodhte do ishte humbja e trenit të radhës për statusin e kandidatit për BE”,- theksoi Rama.
Përsa i përket mundësisë së dhënies së një vendimi të padëshirueshëm dhe të papranueshëm nga opozita kreu i socialistëve pranoi para gazetarëve mundësinë e drejtimit edhe në Komisionin e Venecias, ndërkohë që akuzoi kryeministrin Berisha se nuk e pranon këtë mundësi.
“Unë e kam thënë në mënyrë të përsëritur se opinioni i zv/ Sekretarit të Shtetit amerikan pë Euroazinë Tomas Kantriman mund të ishte zgjidhje e mirë. Problemi nuk është as opozita, as konutiteti, por Saliu që e di që nuk ka ekspertë normal të së drejtës që të mund të pranojnë atë që ka ndodhur në KQZ pas presionit të Saliut për të filluar një proces kur ai mbaroi”,- deklaroi Rama.
(e.m/BalkanWeb)