E Diel, 1 Nëntor 2026

Vlorë, të shtëna arme në plazh,vriten 3 vetë, plagoset një tjetër

VLORE - Tre të vrarë dhe një i plagosur - ky është raporti më i fundit që vjen nga zona e kalasë, pranë Ujit të Ftohtë në Vlorë. Sipas të dhënave për "A1Report!", shenjestra e sulmit ka qënë Sokol Isufaj nga Kurjani i Fierit, kurse dy personat e tjerë, ndërmjet tyre një grua, janë viktima. Gruaja quhet Diana Ademi, emigrante, 53-vjeçe nga Vlora dhe tjetri Serdi Bajlozi, 17-vjeç nga Prrenjasi.

Asnjeri prej tre viktimave nuk ka qënë në shoqërinë e njeri - tjetrit, por janë gjendur rastësisht pranë. Nga sulmi ka mbetur i plagosur edhe një person tjetër. Viktimat janë dërguar në morgun e qytetit ndërsa i plagosuri në spital.

Viktimat janë goditur me kallashnikov nga një makinë në lëvizje, e cila është larguar me shpejtësi pasi është ka shtënë disa herë. Nga policia nuk ka ende të dhëna zyrtare për viktimat dhe shkaqet e zjarrit, por ajo është vënë në ndjekje të autorëve, që janë larguar me shpejtësi pasi kanë shtënë mbi pushuesit në një zonë të populluar.  Rruga për në Ujin e Ftohtë është bllokuar nga policia, e cila po heton ngjarjen. Mbi 10 persona janë shoqëruar nga policia për në komisariat.

KUSH ESHTE SOKOL ISUFAJ
Burimet për "A1Report" bëjnë të ditur se viktima Sokol Isufaj është nipi i Ardian Isufajt, i njohur me emrin "Qorri" si një "të fortët" e Roskovecit", vrarë në vitin 1997. Ai ka qënë një nga personat e shoqëruar në polici për vrasjen e deputetit Fatmir Xhindi në Roskovec.

Ora 16:50 TE SHTENA ME ARME NE PLAZH, TRE VIKTIMA DHE NJE I PLAGOSUR

Sipas korrespodentit Armand Xhelili nga Vlora, "në zonën e Ujit të Ftohtë ka pasur të shtëna me armë. Bëhet fjalë për një makinë që ka kaluar në zonën e plazhit dhe prej saj është qëlluar me armë zjarri, duke vrarë tre vetë, ndërmjet tyre një grua dhe plagosur një person tjetër." 

Lajm në përditësim që nga ora 16:50...

Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›