E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vlore tre te plagosur ne dy aksidente

Në dy aksidente brenda 15 minutave janë plagusur rëndë tre persona në qytetin e Vlorës. Në aksidentin e parë ka qenë një makinë me targa angleze e cila duke udhëtuar me shpejtësi në zonën pranë Kalit të Trojës ka përplasur një kalimtar. Durim Kateri ndodhet në spitalin rajonal të qytetit në rrezik për jetën për shkak të plagëve të marra nga përplasja e fortë e makinës. Policia ka ndaluar drejtuesin e automjetit me targa të huaja.

Vetëm 15 minuta më pas një i ri që ka qenë duke ecur me shpejtësi me motor në lagjen “Partizani” të qytetit në tentativë për të shmangur përplasjen me një fëmijë ka goditur gjyshen e tij e më pas është përplasur edhe ai vetë. E moshuara Feruze Beqiraj dhe i riu Lefter Saliaj , ndodhen në spitalin e qytetit në rrezik për jetën.

Sipas të dhënave hetimore rezulton se në të dyja aksidentet shkaktari i parë ka qenë shpejtësia e lëvizjes së automjeteve, por edhe mungesa e theksuar e sinjalistikës në rrugët e qytetit të Vlorës.

Festim Llanaj

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›