Liritë Ekonomike, Shqipëria rënditet e 57-ta në botë
Vitin e kaluar vendi ynë ishte në pozicionin e 65-të. Raporti vjetor i Lirisë Ekonomike në Botë i rishikuar nga ekspertë, përgatitur nga Instituti "Fraser" në Kanada përdori 42 njësi matjeje të ndryshme për të krijuar një indeks që i rendit vendet e mbarë botës në bazë të politikave që inkurajojnë lirinë ekonomike.
Gurët e themelit të lirisë ekonomike janë: liria e zgjedhjes personale, shkëmbimi vullnetar, liria për të konkurruar dhe garantimi i pronës private.
Liria ekonomike është matur në pesë fusha të ndryshme: madhësia e qeverisjes; struktura ligjore dhe garantimi i të drejtave të pronës; gjendja e sektorit monetar; liria e tregtisë ndërkombëtare; rregullimi ligjor i kredisë, tregut të punës dhe biznesit. Shqipëria u rendit mjaft lart - në vendin e 4-të në Madhësinë e Qeverisë: Shpenzime, Taksa dhe Sipërmarrje dhe e 24-ta në Sektorin Monetar. Shqipëria vlerësohet në komponentët kryesorë të lirisë ekonomike (nga 1 në 10-të ku vlera më e lartë tregon një vlerë më të lartë të lirisë ekonomike): madhësia e qeverisë, ndryshuar në 8.8 nga 8.07 krahasuar me raportin e mëparshëm; strukturat ligjore dhe garantimi i të drejtave të pronës, ndryshuar në 5.0 nga 4.94; sektori monetar, ndryshuar në 9.4 nga 9.57; liria e tregtisë ndërkombëtare, ndryshuar në 6.1 nga 5.93 dhe rregullimi ligjor i kredisë, tregut të punës dhe biznesit, ndryshuar në 6.0 nga 5.80.
"Liria Ekonomike është mjaft e rëndësishme për garantimin e prosperitetit dhe reduktimin e varfërisë, ndaj dhe gjykimi se ajo mund të rritet në afat-gjatë pas një krize financiare përbën një lajm të mire", tha dr. Zef Preçi, drejtor i Qendrës Shqiptare për Kërkime Ekonomike (ACER), partnere lokale e Institutit "Fraser" për raportin në fjalë.
Të dhënat e "Lirisë ekonomike 2009", të publikuara dje, i referohen indeksit të vitit 2007, në bashkëpunim me Qendrën Shqiptare për Kërkime Ekonomike-ACER (qe prej 1996). Këtë raport e përgatit instituti "Fraser", me qendër ne Kanada dhe përfshin të dhëna për 141 vende të botës. Ashtu si me ACER, instituti "Fraser" punon edhe me qendra të tjera në 75 vende të ndryshme.