E Diel, 1 Nëntor 2026

Konfindustria: Masa për TVSH-në kundër evazionit fiskal

“Konfindustria kërkon në mënyrë të veçantë nga vendimarrja politike, që të shikoj me përparësi në mënyrë të veçantë, cështjen e rimbursimit të TVSH-së për prodhimet bujqësore dhe blegtorale. Eshtë fakt që skema e vendosur përpara 1 viti kur lejohet rimbursimi në masën prej 6% e prodhimeve bujqësore dhe blegtorale ka dështuar. Nga shuma e përllogaritur në buxhet prej afër 50 milion $ për rimbursimin e TVSH-së me skemën në fuqi për prodhimet bujqësore dhe blegtorale nuk është përdorur pothuaj asgjë. Kjo do të thotë, që fermerët shqiptar të ngarkohen me kosto shtesë krejtësisht të paarsyeshme dhe që godet në mënyrë të rëndë aftësinë konkurruese të tyre edhe kështu mjaft të ulët në raport me prodhimet e importit”, tha Gjergj Buxhuku, administrator i Konfindustrisë.  

Konfindustria, kërkon nga ekzekutivi shqiptar njëkohësisht, që me rastin e shtrirjes së TVSH-së të rivlerësoj rimbursimin edhe për zëra të ndryshëm të shpenzimeve të bizneseve në përgjithësi, që sot nuk rimbursohen dhe kalojnë si kosto shtesë e drejtpërdrejtë në mënyrë të paarsyeshme dhe në kundërshtim me përvojën e vendeve konkurrente tona në BE dhe jashtë saj.

Konfindustria ka më shumë se 2 vjet, që ka kërkuar zyrtarisht Qeverisë shqiptare shtrirjen e TVSH-së në të gjithë kategoritë e biznesit së bashku me vendosjen e kasave fiskale, si një masë e domosdoshme për të luftuar evazionin fiskal, që mbi të gjitha është goditje ndaj industrive dhe prodhimit vendor.

Duke qenë të bindur se një masë e tillë është e domosdoshme dhe do të prodhoj vlera pozitive për ekonominë, biznesin, qytetarët dhe të ardhurat e buxhetit të shtetit, Konfindustria kërkon, që të filloj sa më shpejt zbatimi i saj.

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›