Vlorë, vendosja e gjobës, provokon përplasja fizike mes punonjësve të policisë dhe pronarëve të monopatinave

Vendosja e gjobës ndaj një biznesi informal monopatinash në Lungomare, ka provokuar dhunë të ashpër nga pronarët e pikësa ndaj policëve të premten pas dite.
Sapo efektivët kanë proceduar me gjobë janë sulmuar nga pronarët e pikës së monopatinave.
Ata e ushtronin aktivitetin pa licensë duke zënë hapësirën publike.
Dy prej tyre janë arrestuar ndërkohë që dy të tjerë janë ende në kërkim.
Lungomare, është një nga zonat më të frekuentuar nga pushuesit në këtë sezon veror i cili po arrin gradualisht në pikun e tij. Ngjarja e së premtes ka lë një shije të hidhur tek pushuesit.
/ rtsh.al /