E Diel, 1 Nëntor 2026

Vlorë, vritet një person, plagoset baxhanaku i tij. I dyshuari, një bari

policia-plagosjeVlorë- Një person ka humbur jetën dhe një tjetër është plagosur pranë një stani në Shën Vasil, në Karaburun të Vlorës mbrëmjen e djeshme rreth orës 21:30.

Ngjarja dyshohet se ka për autor një bari me probleme mendore nga qyteti i Elbasanit i cili punonte prej vitesh në Vlorë për ruajtjen e gjedhëve por policia po heton për shkaqet dhe rrethanat e saj.

Sipas burimeve të policisë, viktima është identifikuar si Sedat Ademi, ndërsa baxhanaku i tij që është plagosur është Bexhet Bodaj, pronar i bagëtive në këtë zonë.

Mësohet se viktima dhe i plagosuri janë qëlluar me armë zjarri nga personi i dyshuar i cili është shpallur në kërkim. Krimi dyshohet se ka ndodhur pas konfliktit të pronarit të bagëtive dhe çobanit nga Elbasani.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›