E Diel, 1 Nëntor 2026

Zgjedhjet e pjesshme në Korçë, PD: Gentjan Pere, LSI: Genci Hamollari

qeder-votimiTiranë- Janë bërë të ditur edhe emrat e dy kandidatëve që do të garojnë në zgjedhjet e pjesshme lokale për kreun e Komunës Dardhas të Korçës.

Gentjan Pere do të jetë kandidati i Partisë Demokratike, ndërsa Genci Hamollari, kandidati i Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Edhe në këto zgjedhje PS-ja dhe LSI-ja do të dalin në një koalicion të përbashkët, me të njëjtin emër që u përdor në zgjedhjet e 23 qershorit, Aleanca për Shqipërinë Europiane.

Zgjedhjet e pjesshme për kreun e Komunës Dardhas në Korçë do të mbahen më 1 Shtator, ashtu sikurse edhe zgjedhjet për kreun e Komunës Rrethina në Qarkun e Shkodrës. Këto zgjedhje vijnë pasi më 27 shkurt, Këshilli i Ministrave shkarkoi kryetarët e këtyre komunave për kryerjen e veprave penale.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›