Vlorë, zjarri djeg varrezat dhe fibrat optike të internetit
Një zjarr i vënë qëllimshëm në zonën jugore të kodrave pranë fshatit Zvërnec në Vlorë ka rrezikuar seriozisht banesat dhe zonën, ku janë të vendosura përveç shumë shtëpive e pronave të fshatarëve përreth edhe antenat e transmetimit të televizioneve. Zjarri ka nisur rreth orës 14.00 dhe mendohet të jetë vënë i qëllimshëm.
Ai ka marrë fillimisht kodrën e më tej ka shkrumbuar pemë frutore e ullinj. I favorizuar nga era e fortë zjarri është përhapur me shpejtësi duke djegur një pjesë të varrezave të fshatit Zvërnec, ndërsa i afrohej antenave të televizioneve dhe banesave kanë qenë banorë të fshatit që janë përpjekur ta lokalizojnë atë për të evituar përhapjen e gjerë të tij.
Edhe pse banorët dhe punëtorë të firmës së internetit që po instalonte fibrat optik në këtë zonë janë përpjekur të shuajnë zjarrin, ai ka shkrumbuar një sasi të konsiderueshme pemësh frutore, ullinjsh dhe pajisjet e firmës.