Fillon hapja e landfillit të Azotikut
Fier – Ka filluar hapja e landfillit të Azotikut me një sipërfaqe prej 14 mijë metra katror ku do të groposen 1500 ton lëndë arseniku të ngurtësuara. Mbas shumë protestash të banoreve të iniciuar nga partitë politike për rrezikun e madh që paraqet arseniku, më në fund ka filluar puna për groposjen e tij. Projekti është më vlerë 1.5 milionë euro dhe sipas tij pritet të groposen 1500 ton arsenik i ngurtësuar.
Firma zbatuese e projektit EKO KEM, një firmë finlandeze ka më shumë se dy javë që ka nisur zbatimin e projektit.
Drejtori i ish uzinës së Azotikut Artan Kalemi është shprehur se ky projekt po zbatohet konform të gjitha pikave të kontratës. Deri tani janë zbatuar 30- përqind e punimeve duke nisur prej hapjes së gropës me një sipërfaqe prej 14 mijë metra katrore ku dhe ka filluar hedhja e shtresë së argjilës. Izolimi i sasisë së arsenikut do të kryhet në përputhje me standardet europiane. Pas hedhjes së shtresës së argjilës do të hedhen edhe dy shtresa që quhen gjeomebrane dhe gjeotekstil.
Këto tre shtresa dhe të tjera punime që do të kryhen do të izolojnë edhe sipërfaqen e ketëj landfilli, i cili ka një kapacitet të lartë papërshkueshmërie që reziston deri në 14 ballë tërmeteve dhe një periudhë 500 vjeçare. Në fund të gjithë proceseve, landfilli do të mbulohet me sipërfaqe me gjelbërim dhe fidan për pyllëzimin e tij ku rreziku do të jetë zero.