E Diel, 1 Nëntor 2026

Sekuestrohet kanabisativa, në pranga kultivuesi

Policia lokale ka sekuestruar mbrëmjen e ditës së mërkurë , në qytetin e Roskovecit 17- rrënjë bimë, të dyshuara si bimë narkotike të llojit Kanabisativa, ndërkohë që ka bërë edhe ndalimin e autorit. Burimet zyrtare të policisë thanë se: “rreth orës 18.30  është ndaluar 20-vjeçari nga qyteti i Roskovecit Agron Xhaxho, nën akuzën e “kultivimit të bimëve narkotike”. Sipas burimeve policore,  mësohet se gjatë një kontrolli të ushtruar në banesën dhe bahçen prapa shtëpisë së tij, u  konstatuan rreth 17 bimë, të ngjashme me atë të llojit kanabisativa. Policia në bazë të informacioneve të mara në rrugë operative, ishte vënë në vëzhgim të 20-vjeçarit banues në Roskovec. Po sipas burimeve policore bimët, të cilat ishin në lartësinë 3-3,5 m, ishin të kultivuara ndërmjet rreshtave me misër, në largësinë 70-80 cm larg njëra –tjetrës. Policia sekuestroi në cilësinë e provës materiale, bimët, ndërkohë që ndaloi në ambjentet e Komisariatit të Policisë Fier autorin e kultivimit të tyre. Materialet ju kaluan prokurorisë për veprën penale të “Kultivimit të bimëve narkotike”

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›