E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vlorë, zjarri i fuqishëm djeg ullinjtë shekullorë

VLORË- Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë mesditen e sotme zonën e quajtur Qafa e Topit në qytetin e Vlorës.

Burime nga qyteti bregdetar bëjnë me dije se era po ndihmon shumë intensitetin e flakëve , të cilat po rrezikojnë seriozisht djegien e ullinjve shekullore në këtë zonë.

Prej mëse dy orësh era po ndihmon në përhapjen e flakëve në të gjithë zonën.

Ndërkohë që në vendngjarje kanë mbërritur forca të shumta zjarrfikëse, të cilat po tentojnë të shuajnë flakët, por që po hasin vështirësi në punën e tyre për shkak ë terrenit të vështirë..
(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›