E Diel, 1 Nëntor 2026

Zjarri ne Tarabosh arrestohet autori i dyshuar per zjarrvenien

Policia e Shkodrës ka bërë të mundur arrestimin e autorit të dyshuar për zjarrvënien në malin e Taraboshit . Arrestimi i shtetasit Hil Gjoni 58 vjec lindur dhe banues në lagjen “Skënderbeg “të qytetit Shkodër u bë pasi në sajë të hetimeve të kryera nga strukturat e Drejtorisë së Policisë Qarkut Shkodër, rezultoi se në ora 16.46, dyshohet se gjatë punës ne objektin e tij, që kishte nisur të ndërtonte në zonën e Malit Tarabosh, Shkodër, ka pastruar territorin nga disa shkurre e ferra, të cilave më pas u ka vënë zjarrin.

Për pasoje ky zjarr është përhapur në pyllin e pishave, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme në sipërfaqen pyjore të malit e kullotave të Taraboshit, në disa fshatra të braktisura të Komunës Ana Malit si dhe në stacionin e TV Rozafës, në majën e malit të Taraboshit. Zjarri i përmasave të mëdha rrezikoi antenat televizive, por era ka bërë që flakët të zhvendosen nga maja e malit, ku ndodhen antenat radiotelevizive dhe të telefonisë së lëvishme, në pjesën e poshtme të tij. Si pasojë janë regjistruar disa vatra të tjera zjarri tek varrezat e Shirokeë në fshatin Zuz si dhe në fshatin e Oblikës ku edhe janë shkrumbuar 13 shtëpi të pabanuara.

Zjarri që ra prej mbrëmjes të së shtunës në malin e Taraboshit dhe që vazhdoi me intensitet të lartë natën duke përkeqësuar situatën jo vetëm në mbi 10 ha sipërfaqe me pisha, por edhe duke rrezikuar seriozisht banesat e zonës, sot në orët e mëngjesit ka ritëm më të ulët.
Eefektivat e policisë bashkë me ndihëm e ushtrisë, zjarrfikësve dhe banorëve të zonës punuan kundër flakëve të zjarrit gjatë natës dhe arritën të ruajnë një sipërfaqe të konsiderueshme të pyjeve pa u dëmtuar.

Sipas tij, edhe pse zjarri vazhdon në një sipërfaqe që nis nga pika turistike e Shirokës, deri në anën tjetër të komunës Ana e malit, nuk e ka forcën e një dite më parë.

Ndërkohë, gjithë strukturat e mbrojtjes kundër zjarrit si dhe drejtues të lartë të pushtetit vendor ndodhen në vendngjarje në monitorim të situatës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›