E Diel, 1 Nëntor 2026

Operacioni Mesnata policia arreston 4 persona qe vidhnin me dhune

Në kuadër të operacionit policor “ Mesnata”, pas një pune policore intensive dhe të pandërprerë, forcat policore të Drejtorisë së Policisë së Qarkut Tiranë bënë të mundur identifikimi i autorëve të një grupi kriminale, të cilët kryenin vjedhje të qytetarëve të ndryshëm duke përdorur dhunë nën kërcënimin e armëve të ftohta, ku në disa raste kanë plagosur dhe të dëmtuarit, ngjarje të cilat kanë ndodhur në zona të ndryshme të Tiranës.

Pas përfundimit të veprimeve të para hetimore e proceduriale dhe grumbullimit të provave dhe të dhënave në ngarkim të autorëve të këtij grupi kriminal, më datë 20.08.2011, u bë e mundur ndalimi i shtetasve:

- Nebi Isuf Selimaj, 19 vjec, lindur në Kukës dhe banues në Bathore, me arsim 8 klasë, i padënuar më parë.
- Leonard Agim Rexha, 22 vjec, lindur në Kukës dhe banues në Bathore, Tiranë, me arsim 8 klasë, i pa dënuar më parë,
si dhe janë shpallur në kërkim policor pjestarët e tjerë të këtij grupi kriminal, që janë shtetasit:
- Bledar Dida, 21 vjec, lindur ne Kukës dhe banues në Bathore, me arsim 8 klasë, i pa dënuar më parë.
- Mikel Pjetri, 19 vjec, banues në Tiranë.
Nga hetimet e deritanishme ka rezultuar se shtetasit e mësipërm në bashkëpunim me njëri - tjetrin janë autor të dyshuar të vjedhjeve me dhunë të ngjarjve si më poshtë:
- Me datë 04.08.2011, në Rrugën e Elbasanit, kanë vjedhur me dhunë shtetasin J.C, 27 vjec, banues në Tiranë.
- Me datë 08.08.2011, në rrugën “Muhamet Gjollesha”, kanë vjedhur me dhunë shtetasin E. Xh, 36 vjec, banues në Tiranë.
- Me datë 13.08.2011, në Bulevardin “Bajram Curri”, kanë tentuar të vjedhin me dhunë shtetasin P.K, 32 vjec, lindur në Shkodër dhe banues në Tiranë.
- Me datë 16.08. 2011, në afërsi të Muzeut Kombëtar kanë vjedhur me dhunë shtetasin J.H, 15 vjec, banues në Tiranë.
- Me datë 18.08.2011, në Rrugën e Kavajës, kanë vjedhur me dhunë shtetasin O. L, 20 vjec, banues në Tiranë.
- Më datë 18.08.2011, në rrugën Muhamet Gjollesha kanë vjedhur me dhunë shtetasin R.T, banues në Tiranë.
Në cilësine e proves materiale u sekuestruan dy thika me të cilët autoret kanë kërcenuar të dëmtuarit, 4 telefona celularë, dhe sende të tjera të vjedhura.

Po nga veprimet hetimore të kryera, rezulton se pjestarët e këtij grupi kriminal kanë kryer edhe vjedhje të tjera me dhunë në zonën para Parlamentit, Ura Vasil Shanto, Stacioni i Trenit, etj.

Nga Drejtoria e Policisë e Qarkut Tiranë është ngritur një grup hetimor i përbërë nga specialistë të hetimit të krimeve të Seksionit Kundër Vjedhjeve me Dhunë dhe Armë si dhe të specialistë të hetimit dhe parandalimit të krimeve të Komisariateve të Policisë, i cili do të hetojë aktivitetin e këtij grupi kriminal, identifikimin e autorëve të tjerë të përfshirë në këtë grup, gjetjen dhe sigurimin e provave materiale, si dhe identifikimin e personave që kanë blerë sendet e vjedhura.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “ vjedhja me dhunë” kryer në bashkëpunim, “ vjedhja me dhunë” mbetur në tentativë, të parashikuar nga neni 139, 22 e 25 të K.Penal.

Në kuadër të operacionit policor “ Transportuesi”, nga ana e specialistëve të hetimit të Seksionit Kundër Krimit Ekonomik në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Tiranë, u bë e mundur nisja e hetimeve për veprën penale “ Transportimi dhe tregtimi i mallrave që janë kontrabandë”, parashikuar nga neni 178 i K.Penal, në ngarkim të shtetasve:

- Arbër Tahir Saidollari, 26 vjec, lindur dhe banues në Korçë, arrestuar në flagrancë më datë 20.08.2011.
- Vladimir Sh, 55 vjec, banues në Korcë, proceduar në gjendje të lirë, si
dhe po punohet për kapjen e shtetasit Niko Th, 34 vjec, banues në Korcë.
Fillimi i hetimeve në ngarkim të këtyre shtetasve u bë, pasi dje në orën 07.20, në vendin e quajtur Ura e Peshkatarit është konstatuar se në mjetin tip Mercedes Benz me targë KO 725 A, po trasportonin 575 palë xhinse, të cilat dyshohet të jenë mall kontrabandë.
Materialet hetimore iu kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për ndjekje dhe hetime të mëtejshme.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›