Vlorë/Makina del nga rruga, vdes shoferi

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi u shënua sot pranë Ujit të Ftohtë në Vlorë.
Një automjet me targa të huaja VA 418 BV doli nga rruga dhe përfundoi në afërsi të plazhit nga 30 metra lartësi.
Për pasojë të aksidentit mbeti i vdekur drejtuesi i mjetit Mitsubishi, dhe për fat të mirë nuk ka shkaktuar viktima apo të dëmtuar mes pushuesve.
Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur ekspertët e policisë që nisën hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.