E Diel, 1 Nëntor 2026

Irani: Karburanti nuklear gati brenda një viti


Irani ka njoftuar se brenda një viti do të jetë në gjendje të prodhojë karburantin nuklear të domosdoshëm për reaktorin e kërkimeve mjekësore.
Lajmi njoftohet nga kreu i Organizatës së Energjisë Bërthamore iraniane Ali Akbar Salehi, i cili i cituar nga agjensitë shtetërore vendase saktëson se i gjithë procesi do të shfrytëzohet për qëllime mjekësore.
Megjithë presionet e vendeve perëndimore të cilat janë shoqëruar me sanksione të ashpra, Teherani nuk ka ndalur programin e tij bërthamor.
Ndërkohë, kjo deklaratë e Salehit pason atë të muajit korrik ku ai u shpreh se Republika Islamike kishte prodhuar 20 kilogram uranium të pasuruar.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›