E Diel, 1 Nëntor 2026

Vlorë,tritol makinës,nuk ka të lënduar

Banorët e lagjes "28 Nëntori" janë tronditur gjatë orëve të natës nga një shpërthimi i një eksplozivi. Sipas të dhënave të policisë u mësua se eksplozivi ishte vendosur në automjetin e një biznesmeneje vlonjate Meneka Xhemali. Shpërthimi ka qenë shumë i fuqishëm dhe në pak minuta mjeti është shkrumbuar i tëri. Zjarrfikësit kanë mbërritur në vendngjarje për të shuar flakët e makinës. Ende nuk dihen motivet apo personat që kanë shkaktuar një shpërthim të tillë në orët e vona të natës së djeshme, ndërsa mësohet se fatmirësisht nuk ka patur dëme në njerëz apo dëme materiale në pallatin afër. Automjeti ishte i parkuar në rrugën kryesore pranë banesës së biznesmenes në lagjen 28 Nëntori të Vlorës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›