Meta:Nuk do lëmë fushë të lirë,protesta javën e ardhshme

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta u shpreh para mediave për protestat dhe grevën e urisë. Në fjalimin e tij Meta pasi falenderoi deputetët grevistë dhe qytetarët që protestuan në mbështetje të grevës u shpreh se LSI-ja nuk do ta njoh kodin e ri kur të jetë në administrimin e zgjedhjeve. Meta gjithashtu shtoi se LSI-ja do të ankimojë vendimin në gjykatën kushtetuese dhe se të mërkuren do të protestojnë në shesh duke nisur komunikimin politik dhe qytetar për një aleancë të gjerë lirie që do t'ju garantojë shqipëtarëve lirinë e votës.Sipas Metës PD-ja dhe PS-ja votoi kodin për të hequr garimin e barabartë dhe se votimi i djeshëm tegoi një hap prapa në transparencën e zgjedhjeve duke injoruar rekomandimin i OSBE-ODIHR-it. Gjithashtu Meta u shpreh se qëndrimet e LSI-së nderojnë opozitën ndërsa të tjerët e turperojnë atë." Të mos shpresoj njeri se do lëmë fushë të lirë për të na vjedhur votën" u shpreh Meta në fjalimin e tij