“Vodafone Albania” sërish në mbështetje të artit
14/05/2009 Muzikë, ritëm dhe emocione shoqëruan publikun artdashës të dielën e kaluar në natën finale të “Top Fest 6”. Ky është një ndër evenimentet më të rëndësishme të muzikës moderne shqiptare, që vit pas viti po promovon një këndvështrim të ri mbi muzikën, duke u dhënë mundësi artistëve të rinj, të joshur pas rrymave më alternative muzikore, të promovohen në skenën shqiptare, përballë një publiku që e njeh shumë mirë prestigjin e “Top Festit”. Është ky festivali nga i cili do të dilte Alban Skënderaj, një nga artistët më premtues të muzikës moderne shqiptare, dhe është po ky festival që këtë vit do të vlerësonte me çmimin e parë këngëtaren kosovare Linda me këngën “Ëndërroj”.
Mbrëmja u shoqërua me shumë çmime, ndër të cilat do të veçonim çmimin “Vodafone Club”, i cili këtë vit do t’i shkonte Eugent Bushpepës me këngën “Stinë dreqi”, kompozuar nga Elton Deda, një nga hitet më të veçanta të këtij edicioni, i cili dhuroi shumë emocion. Përzgjedhja e Eugent Bushpepës si fitues i çmimit “Vodafone Club” u mirëprit me duartrokitje të gjata nga publiku. “E dashuroj këtë këngë nga nota e parë tek e fundit dhe jam përpjekur të vij pak ndryshe dhe më melankolik, duke u bazuar në një muzikë dhe tekst që flet për një dashuri të humbur, - u shpreh vetë këngëtari. - Për sa i përket çmimit ‘Vodafone Club’, jam shumë i kënaqur, sepse mendoj se është një ndër çmimet më prestigjioze të ‘Top Festit’. Tekefundit, jam edhe unë pjesë e kësaj familjeje të madhe telefonike.”
“Vodafone Albania” është partner zyrtar i “Top Festit” që prej fillimeve të tij 6 vjet më parë. Një aktivitet që vit pas viti po bëhet një trampolinë suksesi për të rinjtë shqiptarë. Ky bashkëpunim tregon sërish mbështetjen e fuqishme që “Vodafone Albania” i jep në vazhdimësi artit shqiptar. Mund të thuhet pa hezitim se edhe këtë vit, ashtu si vitet e shkuara, çmimi “Vodafone Club” ka shkuar në duart e duhura.