E Diel, 1 Nëntor 2026

Vodhën 100 mijë euro duke u shtirur si Armando Duka / Reagon Taulant Balla: Qytetarët duhet të kujdes dhe të denoncojnë çdo rast!

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla reagoi menjëherë pas arrestimit të dy të rinjve të cilët tentuan të mashtrojnë në emër të tij, kreun e FSHF-së Armand Duka, duke i kërkuar 100 mijë euro.

Teksa publikon pamjet e arrestimit në flagrancë të dy mashtruesve, Balla përgëzon policinë e Shtetit, dhe nxit që qytetarët të bëjnë kujdes e të denoncojnë menjëherë çdo rast.
Ai thekson se rrjetet sociale duket të forcojnë kontrollin ndaj llogarive false, referuar faktit që dy të arrestuarit kishin hapur një profil me emrin e Taulant Ballës, përmes të cilët kontaktuan Dukën.

“E përgëzoj Policinë e Shtetit Tiranë, të cilët me shumë efikasitet kanë goditur një rast tjetër kriminal mashtrimi në rrjetet e komunikimit on-line.
Qytetarët duhet të bëjnë shumë kujdes dhe duhet ta denoncojnë menjëherë çdo rast! Ndërsa rrjetet sociale duhet të forcojnë kontrollin ndaj llogarive fallco”, shkroi Balla.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›