E Diel, 1 Nëntor 2026

Këshilli i Sigurisë vlerëson si përgjegjësi personale korrupsionin

Këshilli i Sigurisë vlerëson si përgjegjësi personale korrupsionin

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka bërë publike konkluzionet e mbledhjes së Këshillit të Sigurimit Kombëtar, të thirrur prej tij këtë të hënë.

Në mbledhje u diskutuan zhvillimet e aktualitetit dhe ndikimi i tyre në veprimtarinë e institucioneve të sigurisë. Përveç anëtarëve të përcaktuar me ligj, në takim ishin të ftuar edhe përfaqësues të Prokurorisë së Përgjithshme dhe SPAK-ut.

Sipas Presidencës, Këshilli diskutoi situatën dhe masat që duhet të ndërmerren nga institucionet për forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional, bashkëpunimit me partnerët dhe aleatët, si dhe rritjen e besimit të publikut.

Në përfundim të mbledhjes u konkludua se institucionet e sigurisë nuk duhet të konkurrojnë me njëri-tjetrin, pasi kanë përgjegjësi të ndryshme, por i shërbejnë të njëjtit interes, sigurisë së Republikës së Shqipërisë.

“Për sigurinë kombëtare, institucionet nuk konkurrojnë me njëri-tjetrin. Ato kanë përgjegjësi të ndryshme, por i shërbejnë të njëjtit interes: sigurisë së Republikës së Shqipërisë. Çdo mosbesim institucional të zëvendësohet me bashkëpunim, koordinim dhe komunikim profesional”, thuhet në konkluzionet e publikuara nga Presidenca.

Sponsorizuar

Në dokument theksohet gjithashtu se hetimet e drejtësisë duhet të zhvillohen tërësisht të pavarura dhe të respektohen nga të gjitha institucionet.

“Hetimet e drejtësisë të zhvillohen tërësisht të pavarura dhe të respektohen nga të gjithë. Çështjet individuale të mos kthehen në krizë besimi ndaj shtetit dhe ndaj institucioneve të sigurisë”, thuhet në njoftim.

Këshilli nënvizoi nevojën që institucionet t’u tregojnë qytetarëve se sistemi është në gjendje të korrigjojë vetveten dhe të mbrojë interesin publik, përmes forcimit të standardeve, kontrollit, transparencës, llogaridhënies dhe bashkëpunimit institucional.

“Shqipëria ka institucione, ka partnerë dhe aleatë ndërkombëtarë, ka profesionistë dhe kapacitete. Institucionet e Republikës të punojnë së bashku për të forcuar shtetin, sigurinë kombëtare dhe besimin e qytetarëve”, thuhet në konkluzionet e Presidencës.

Këshilli i Sigurimit Kombëtar nuk merr vendime, por është organ këshillimor i Presidentit të Republikës dhe e mbështet atë në ushtrimin e kompetencave kushtetuese dhe ligjore. Mbledhjet e Këshillit zhvillohen të mbyllura.a.b

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›