Vodhi e mashtroi të shoqin, Mimoza Ujka shkon në gjyq
• Mimoza Ujka, personazh i njohur për mashtrimet e shumta dhe të përsëritura me qëllim përfitimet financiare, ka përfunduar e pandehur në Gjykatën e Tiranës.Fatos Mahmutaj Padinë për të e ka depozituar bashkëshorti, i cili pak muaj më parë ka rënë pre e mashtrimeve të saj njëlloj si mjaft të tjerë më parë, duke humbur plot 50 mijë euro. Tashmë në padinë penale që ka nisur të shqyrtohet nga gjyqtari Gjin Gjoni, bashkëshorti i mashtruar kërkon t'i pranohet padia civile, për të rimarrë shumën e humbur. Gruaja, e cila tashmë mban mbiemrin Osmani, i ka telefonuar se ndodhej në Itali dhe se i duheshin në mënyrë urgjente 50 mijë euro. Duke marrë seriozisht kërkesën e bashkëshortes, ai i ka dërguar nëpërmjet shërbimit Western-Union paratë në adresën që i kishte dhënë ajo, ndërkohë një person i autorizuar nga Ujka, pasi i ka tërhequr paratë i ka kthyer sërish në Tiranë në një njësi tjetër Western Union në rrugën "Myslym Shyri", ku i tërhiqte vetë Ujka. Gjithë kjo ka vazhduar për rreth 30 minuta, ndërsa duke vazhduar lojën, pak minuta më vonë Ujka i ka kërkuar bashkëshortit t'i dërgonte edhe 30 mijë euro të tjera. Pasi i shkon përgjigjja nga bashkëshorti se nuk kishte më para, ajo i propozon të shesë makinën, por fatmirësisht koha që ajo i lë në dispozicion, vetëm pak orë, e shpëton atë nga kurthi, pasi nuk gjendet asnjë blerës. Pak ditë më vonë bashkëshorti i Ujkës ka mësuar se gruaja e tij nuk kishte qenë asnjëherë në Itali dhe se kishte organizuar gjithçka me anë të një karte celulare italiane. Pas kësaj ai i ka kërkuar paratë, ndërsa ajo e ka denoncuar në polici për ushtrim dhune. Duke pretenduar se ai e kishte qëlluar disa herë me mjete të forta, ajo u ka kërkuar policëve arrestimin, por hetimet paraprake kanë zbuluar mashtrimin, duke e marrë atë në përgjegjësi penale veç mashtrimit edhe për "kallëzim të rremë", akuzë për të cilën tani i duhet të përballet në gjykatë. Gjatë kohës së hetimeve, Ujka ka futur në "kurth" disa avokatë, të cilët, pasi i ka pajtuar si mbrojtës u ka kërkuar shuma të ndryshme parash. Fatmirësisht avokatët kanë hequr dorë nga mbrojtja e saj dhe paraprakisht nuk ka asnjë denoncim në ngarkim të saj nga juristët. Seanca e parë e procesit në ngarkim të Ujkës ishte caktuar të zhvillohej pak ditë më parë, por mosgjetja e saj ishte shkak që procesi të shtyhej për një datë tjetër. Ky vendim i ndërmjetëm i gjykatës iu komunikua edhe ish-bashkëshortit të saj, për të paraqitur në gjykatë kërkesën për padi civile në procesin penal. Ujka është bërë e njohur me historitë e mashtrimeve në vitin 1993, kur u arrestua për herë të parë në Shkodër dhe u dënua me 3 muaj burg. Pas asaj ajo e "zhvendosi" aktivitetin në kryeqytet, ku në vitin 1996, duke u hequr si oficere e Policisë Gjyqësore mashtroi veç shumë qytetarëve edhe mjaft prokurorë, të cilëve u premtonte viza amerikane dhe italiane në këmbim të shumave të konsiderueshme. PrecedentiGusht 1996Mimoza Ujka, vetëm 22 vjeçe, nis aktivitetin në kryeqytet. Viktima të mashtrimeve do të ishin njerëzit e drejtësisë, kryesisht pro-kurorë dhe avokatëMaj 1999Mimoza Ujka arrestohet në kryeqytet pasi denoncohet nga disa persona, të cilëve u kishte marrë 2850 marka gjermane duke iu premtuar viza italiane. Shkurt 2003Ujka denoncohet në Tiranë për mashtrimin disa personave, që u kishte marrë shuma të konsiderueshme duke u premtuar lirimin nga burgu të të afërmeveTetor 2007Ujka denoncohet për mashtrim nga bashkëshorti, të cilit i kishte rrëmbyer 50 mijë euro, ndërsa kishte tentuar t'i merrte edhe 30 mijë të tjera